image Rreshteri policor me dy vëllezërit e tij rrahin komshinjtë në Fushë Kosovë

Siguri

Rreshteri policor me dy vëllezërit e tij rrahin komshinjtë në Fushë Kosovë

news image

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në fshatin Miradi të Ulët në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë ka mësuar se tre të arrestuarit janë vëllezër, ku njëri prej tyre është rreshter policor, i cili shërben në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se vëllezërit nga Fushë Kosova janë përleshur fizikisht me komshinjtë e tyre, për çka dyshohet se ka kjo ka ndodhur për shkaqe pronësore.

Hetuesit e Stacionit Policor në Fushë Kosovë së bashku Inspektoratin Policor të Kosovës kanë kryer arrestimin e personave të lartpërmendur.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Gazeta Sinjali do të ju mbaj të informuar për këtë ngjarje.

/Gazeta Sinjali/