image Ky është rreshteri policor që është rrahur me komshinjtë e tij në Fushë Kosovë

Siguri

Ky është rreshteri policor që është rrahur me komshinjtë e tij në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se tre persona janë arrestuar mbrëmë në fshatin Miradi të Ulët të Fushë Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se janë rrahur me komshinjtë e tyre.

Sinjali ka mësuar se një nga të arrestuarit është Ramadan Bullatovci, rreshter policor, i cili shërben në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Gazeta Sinjali ka mësuar se tre të arrestuarit janë vëllezër, kurse përleshja fizike me komshinjtë e tyre ka ndodhur për shkaqe pronësore.

Hetuesit e Stacionit Policor në Fushë Kosovë së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë kryer arrestimin e personave të lartpërmendur.

Ndërsa tre të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/