Tre persona janë arrestuar mbrëmë në fshatin Miradi të Ulët në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë ka mësuar se tre të arrestuarit janë vëllezër, ku njëri prej tyre është rreshter policor, i cili shërben në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Të njëjtat burime kanë njoftuar se vëllezërit nga Fushë Kosova janë përleshur fizikisht me komshinjtë e tyre, për çka dyshohet se ka kjo ka ndodhur për shkaqe pronësore.
Hetuesit e Stacionit Policor në Fushë Kosovë së bashku Inspektoratin Policor të Kosovës kanë kryer arrestimin e personave të lartpërmendur.
Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim për 48 orë.
Gazeta Sinjali do të ju mbaj të informuar për këtë ngjarje.