image Rrëshqitja e dheut në Japoni/ Ende vazhdon kërkimi për dhjetëra persona të zhdukur

Botë

Rrëshqitja e dheut në Japoni/ Ende vazhdon kërkimi për dhjetëra persona të zhdukur

news image

Punëtorët e shpëtimit edhe këtë të martë janë duke kërkuar për më shumë se 20 njerëz të cilët mund të jenë bllokuar diku, pas rrëshqitjes së dheut që ndodhi në qytet turistik bregdetar japonez, duke lënë të vdekur të paktën katër persona.

Kryetari i Bashkisë Atami, Sakae Saito, tha se pas një apeli për më shumë se 60 banorë të regjistruar për t’i kërkuar, 24 prej tyre ishin të paqasshëm, mëngjesin e kësaj të marte, shkruan AA, përcjell Gazeta Sinjali.

Fillimisht, 147 njerëz ishin të paqasshëm, por zyrtarët konfirmuan se shumë ishin evakuuar në mënyrë të sigurt ose thjesht nuk ishin në shtëpi.

Përveç katër personave të gjetur të vdekur, zyrtarët thanë se 25 njerëz janë shpëtuar, duke përfshirë tre të cilët u plagosën.

Tre anije roje bregdetare dhe gjashtë dronë ushtarakë po mbështesnin qindra trupa, zjarrfikës dhe të tjerë që në shi dhe mjegull janë duke vazhduar kërkimet.

Rrëshqitja e dheut ndodhi të shtunën pas disa ditësh shiu të madh në Atami, i cili, si shumë qytete japoneze bregdetare, është ndërtuar në një kodër të pjerrët./Gazeta Sinjali/