image Rrëshqitja e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit del me njoftim

Kosovë

Detaje/ Rrëshqitja e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit del me njoftim

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka pasur rrëshqitje anesote të dheut.

“Për pasojë, në njërin shirit rrugor në drejtim të Shqipërisë (në hyrje të Vërmicës), janë paraqitur vështirësi në komunikacion, me ç’rast disa makina që ndodheshin në ate pjesë në kohën kur ndodhi rrëshqitja kanë pësuar dëme të vogla materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në mesin e pasagjerëve. Kompanitë e kontraktuara, në mbikëqyrje të përgjegjësve nga ministria, kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe për shkaqe të sigurisë, njëri shirit, bashkë me atë ndihmës janë mbyllur për qarkullim. Vendi është sinjalizuar sipas standardeve të kërkuara dhe kompania do të mbetet në kujdestari gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministria bënë thirrje tek të gjithë pjësëtarët ne komunikacion, të shtojnë kujdesin gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, me qëllim të evitimit të dëmtimeve nga situata të ngjashme.

“Ministri Lumir Abdixhiku, lut qytetarët që tu përshtaten kushteve atmosferike, përderisa siguron se rrugët do të jenë të hapura në vazhdimësi për gjatë gjithë sezonit dimëror”, përfundon njoftimi i tyre. /Gazeta Sinjali/

Foto nga vendi i ngjarjes: