image Rrëshqet dheu, bllokohet rruga Pejë-Rugovë

Sociale

Rrëshqet dheu, bllokohet rruga Pejë-Rugovë

news image

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë ditën e sotme, kanë sjellë vështirësi në disa komuna të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar fotografi, ku shihet se një sasi e madhe e dheut ka bllokuar rrugën Pejë-Rugovë.

Në pamjet e dërguara, vërehet se si pasojë e këtyre reshjeve, dheu ka filluar të rrëshqasë.

“Ka rreth dy orë që rruga është bllokuar dhe ende vazhdon të jetë njësoj”, ka thënë sinjalizuesi.

viber image 2022 11 20 16 09 43 584
viber image 2022 11 20 16 09 41 889

/GazetaSinjali/