Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë ditën e sotme, kanë sjellë vështirësi në disa komuna të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar fotografi, ku shihet se një sasi e madhe e dheut ka bllokuar rrugën Pejë-Rugovë.
Në pamjet e dërguara, vërehet se si pasojë e këtyre reshjeve, dheu ka filluar të rrëshqasë.
“Ka rreth dy orë që rruga është bllokuar dhe ende vazhdon të jetë njësoj”, ka thënë sinjalizuesi.