image Rreshjet e shiut, 'Hidrodrini' del me informacione shtesë rreth situatës së mbrëmjes

Sociale

Rreshjet e shiut, ‘Hidrodrini’ del me informacione shtesë rreth situatës së mbrëmjes

news image

Rreshjet atmosferike në rafsh të dukagjinit dhe disa zona të Kosovës po vazhdojnë tani e 24 orë.

Situata e krijuar ka bërë që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, nëpërmjet Zyrës për Media të dal me Komunikatë shtesë të përditësuar të mbrëmjes, e ku njofton se situata mbetet nën kontroll, mirëpo bëhet thirrje sërish, që të gjithë konsumatorët të cilët vërejnë turbullira të ujit, mos ta konsumojnë për pije pa e vluar. Në bazë të raporteve nga terreni thirrja vazhdon të vlejë posaçërisht për zonën e Istogut, Deçanit dhe Klinës.

“Po ashtu gjatë këtyre 24 orëve, ekipet e kompanisë kanë kryer dhjetëra intervenime të lirimin e pusetave dhe kanalizimeve nëpër zonat e prekura që janë nën kompetencën e kompanis”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

“Rreshjet atmosferike – Informatë shtesë e mbrëmjesEkipet e terrenit të KRU ‘Hidrodrini’, në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik vazhdojnë të përcjellin nga afër situatën e krijuar dhe gjendjen e burimeve, pasojë e rreshjeve të pandërprera që vazhdojnë.Në të gjitha burimet ka klorinim të nevojshëm dhe vëzhgim të gjendjes pandërprerë.Në përditësimin e mbrëmjes, (të orës 19:00), konstatohet se situata mbetet nën kontroll, mirëpo bëhet thirrje sërish, që të gjithë konsumatorët të cilët vërejnë turbullira të ujit, mos ta konsumojnë për pije pa e vluar.Në bazë të raporteve nga terreni thirrja vazhdon të vlejë posaçërisht për zonën e Istogut, Deçanit dhe Klinës.Poashtu gjatë këtyre 24 orëve, ekipet e kompanisë kanë kryer dhjetëra intervenime të lirimin e pusetave dhe kanalizimeve nëpër zonat e prekura që janë nën kompetencën e kompanisë.Kryeshefi Ekzekutiv ing. Agron Tigani mbetet në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me menaxherët e Njësive Operative, Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, për të ofruar mbështetje dhe koordinim të plotë në rast të paraqitjes së nevojës për kapacitete intervenuese shtesë.

Sipas IHMK-së rreshjet pritet të vazhdojnë edhe në fillimjavë andaj edhe masat tona të gatishmërisë mbeten në fuqi.”-thuhet në njoftimin me mbrëmjes nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.

/GazetaSinjali/