image Rrënohet objekti pa leje në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë

Kosovë

Rrënohet objekti pa leje në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

news image

Inspektorët e Ndërtimit kanë rrënuar objektin pa leje të ndërtuar së fundmi në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspekcion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës.

Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit, lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse, thuhet në komunikatën për medie e komunës së Prishtinës.

Drejtoria e Inspekcionit përsërit thirrjen: Mos ndërtoni pa leje, sepse rrënimi është i pashmangshëm”./Gazeta Sinjali/