image Rrënohet një objekt pa leje në Vushtrri

Kosovë

Inspektim/ Rrënohet një objekt pa leje në Vushtrri

news image

Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë ka rrënuar sot një objekt të ndërtuar pa leje në pronë publike, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë një aksioni të asistuar edhe nga Policia e Kosovës, drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Vushtrrisë, ka bërë rrënimin e një objekti afarist i cili ishte ndërtuar pa leje në pronë publike, në rrugën “Galip Badivuku” në qendër të qytetit.

Të pranishëm gjatë rrënimi të këtij objekti ishin edhe kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri dhe nënkryetari, Besim Muzaqi.

Drejtoria e Inspeksionit kishin bërë të ditur se e kishin paralajmëruar ndërtuesin me kohë.

“Po ashtu, drejtoria e Inspeksionit në Vushtrri ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen më leje ndërtimi, përndryshe Inspektorati i komunës është i obliguar që ta zbatoj ligjin dhe të merr masa konform ligjit në fuqi”, thuhet në një postim të komunës së Vushtrrisë./Gazeta Sinjali/