Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka filluar zbatimin e vendimeve për rrënimin e dy objekteve.
Sipas Adonis Tahirit, drejtor i këtij Inspeksioni, pronarët e këtyre dy objekteve kanë bërë ndërtimin e dy garazheve nëntokësore për të cilat nuk kanë marrë leje paraprakisht dhe i kanë ndërtuar ilegalisht.
Drejtoria e Inspeksionit ka zbatuar dy vendime për rrënim.
Vendimi ka përfshirë rrënimin e dy garazheve të cilat i kishin tejkaluar kushtet e lejes mjedisore.
“Prapa meje janë dy ndërtime me dy investitorë të ndryshëm, të cilët e kanë bërë të njëjtin ndërtim ilegal për garazhe nëntokësore dhe ne jemi sot këtu që t’i zbatojmë këto dy vendime. Janë dy garazhe nëntokësore me etazhitet dy katësh. Sot fillojmë largimin e të dyjave. Njëra kompani ka filluar vet procesin e rrënimit, kurse tjetra ende jo”, tha ai.
Sipas Komunës në vitin 2018 mbi 46 mijë ndërtimet pa leje janë regjistruar në Prishtinë që kur të përllogaritët i bie të jenë mbi 20 mijë objekte./GazetaSinjali/