image Rrënimi i lokaleve me kulm azbesti/ Ndërpritet mësimi në gjimnazin “Xhevdet Doda”

Arsim

Rrënimi i lokaleve me kulm azbesti/ Ndërpritet mësimi në gjimnazin “Xhevdet Doda”

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi se Inspektorati  ka ndaluar rrënimin e lokaleve me kulm azbesti në afërsi të gjimnazit “Xhevdet Doda”.

Kjo ishte konfirmuar nga ana e drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit Komunal, Adonis Tahiri.

“Është ndërprerë rrënimi, sot kur e kemi marrë informatën. Në këtë rast janë ndërprerë punimet dhe është udhëzu me e çmontu kulmin pa e thy”, ka thënë ai për Sinjalin.

Ndërkaq, sot një ditë më pas Gjimnazi “Xhevdet Doda” ka njoftuar se nesër nuk do të mbahet mësim në këtë shkollë, kjo për arsyen se ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të bëjë vlerësime mjedisore në këtë rrethinë.

“Njoftohen nxënësit dhe mësimdhënesit se nesër me 04.10.2021 nuk do të mbahet mësim në shkollën tone, pasi që Ministria e Planifikimit dhe Mjedisit do të bëjë disa vlerësime mjedisore në rrethinën tonë”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Sinjali/