Sot në orët e hershme të mëngjesit është shembur godina e Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke ngjallur reagime të shumta të artistëve, shoqërive civile e liderëve politik.
Për t’u zolidarizuar për shembjen e Teatrit, që nga komuniteti i artistëve konsiderohet një tragjedi dhe humbje e madhe për kulturën shqiptare, Teatri Kombëtar i Kosovës ka anuluar shfaqjen që ka qenë e planifikuar të shfaqet sonte online, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar në Facebook.
“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj. Teatri ka ekzituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/