image Rrëmbeu dhe dhunoi fizikisht një femër në Klinë, kapet i dyshuari

Siguri

Rrëmbeu dhe dhunoi fizikisht një femër në Klinë, kapet i dyshuari

news image

Një i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohet se e ka rrëmbyer dhe e ka dhunuar fizikisht një femër, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se ky rast ka ndodhur të shtunën në fshatin Zaim të Klinës, ku një i dyshuar, e ka rrëmbyer një femër dhe e ka dërguar në një hotel.

Sipas burimeve, ndaj saj edhe ka ushtruar dhunë fizike. Viktima kishte arritur që të ikë dhe të lajmërohet në Polici, e më pas edhe i është ofruar tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë. Ai në një përgjigje për Gazetën Sinjali, theksoi se prokuroria menjëherë e ka ndaluar të dyshuarin me arsyetimin ‘për privim të kundërligjshëm nga liria’, e i njëjti dyshohet edhe se i ka shkaktuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar në ndalim 48 orësh ndërkaq në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, njoftoi Nikçi.

/Gazeta Sinjali/