image Rregullohet tubi i ujit në Hajvali

Kosovë

Njoftim/ Rregullohet tubi i ujit në Hajvali

news image

KRU “Prishtina” ka njoftuar se është bërë rregullimi i tubit të ujit në Hajvali të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Natyra e dëmtimit të këtij tubi i përkiste një vështirësie më të lartë teknike, andaj i falënderojmë për shpejtësinë dhe korrektësinë e treguar karshi konsumatorëve të katër zonave Hajvali, Veternik, Çagllavicë dhe Miradi”, thuhet në njoftim.

Furnizimi me ujë ka filluar të stabilizohet dhe KRU “Prishtina” shpreson që raste të tilla të ketë sa më pak sidomos gjatë kësaj periudhe kohore kur vendi po përballet sikur e gjithë bota me koronavirus.

Kujtojmë që edhe gjatë ditës së djeshme, banorët e këtyre zonave mbetën pa ujë të pijshëm, për shkak të disa kyçjeve ilegale që ishin bërë në atë pjesë, kyçje këto të cilat kishin shkaktuar ndotjen e ujit. Kurse, shpërthimi i sotëm i gypit shkaktoi reduktim të ujit edhe për disa orë në këto katër zona. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kurprishtina/videos/514744379420655/