image Rrëfimi për gruan që u bë anëtare e ISIS-it/Ndryshoi emrin dhe nuk dëshiron të kthehet në vendin e saj

Botë

Rrëfimi për gruan që u bë anëtare e ISIS-it/Ndryshoi emrin dhe nuk dëshiron të kthehet në vendin e saj

news image

Dora Biliq e Kroacisë, e cila iu bashkua ISIS-it gati 10 vjet më parë, asnjëherë nuk është përgjigjur se do të donte të kthehej në vendin e saj, njësojë si Shamima Begum e cila dëshiron të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar sa më parë.

Shamima Begum, është një nga tre nxënëset e shkollave të mesme që në vitin 2015 ikën në Siri dhe iu bashkuan ISIS-it, ajo në një intervistë për mediat britanike lutej nga një kamp refugjatësh të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo u shpreh se krimi i saj i vetëm, ishte se ishte mjaft budallaqe për t’u bashkuar me ISIS dhe se ajo u manipulua dhe shfrytëzua duke menduar se do të shkonte në një komunitet mysliman.

Ajo tani dëshiron të kthehet në vendin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Por, sipas medieve kroate, përcjell Gazeta Sinjali, një kroate 34 vjeçare nga Zagrepi, Dora Biliq, e cila iu bashkua Shtetit Islamik, nuk e ka shfaqur veten gjatë gjithë këtyre viteve jashtë vendit të saj.

Tani nuk dihet se çfarë saktësisht po i ndodh asaj dhe informacioni i fundit daton nga nëntori i vitit 2019, kur ajo u pa në një kamp në Siri ku jetonte me vajzën e saj, shkruan 24sata.hr, përcjell Gazeta Sinjali.

Dora, ishte e rritur në frymën katolike, pasi që u konvertua në Islam tronditi të dashurit e saj.

Ajo pas notave të shkëlqyera në shkollën e mesme u regjistrua në Fakultetin Juridik, por pasi kuptoi se ky studim nuk ishte ‘sfidë’ për të, ajo u trajnua për punën e një fizioterapisteje.

Pas udhëtimeve të saj në Evropë, ajo ndaloi edhe në Londër ku takoi burrin e saj të parë, atëherë ende i krishterë, por që shpejt u konvertua në Islam dhe u bashkua me organizatat radikale myslimane.

Ndikimi i tij tek Dora ishte jashtëzakonisht i fortë, kështu që ajo gjithashtu hoqi dorë nga besimi i saj dhe zgjodhi Islamin, por që martesa e tyre nuk zgjati sepse Dora u nda nga burri i saj sepse “nuk ishte aq ekstrem”.

Prandaj, pas divorcit, në fund të vitit 2012, ajo vendosi të kërkojë dikë sipas dëshirës së saj, shumë më radikal, kështu që e gjeti atë në Gornja Maoča të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku takoi Senad Avdiq, i cili jetonte në një fshat pranë Brçkos me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Martesa e tyre u prish pas takimit me Dorën, dhe çifti për një kohë shumë të shkurtër u transferua në Siri, të cilët kishin gjithashtu një fëmijë.

Sipas një raporti të SOA (Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës së Kroacisë), Dora u plagos atje në vitin 2014, në sulmet e avionëve të koalicionit që bombarduan pozicionet e ISIS. Burri u vra, siç supozohet, në luftimet në Irak.

Që nga atëherë, kur Dora u pa në Raka ku anëtarët e ISIS-it kishin një strehë të fortë, deri në shkurt të vitit 2019, asgjë nuk dihej për Dorën, ku më pastaj mediat raportuan se ajo donte të kthehej në Kroaci.

Babai dhe vëllai i saj filluan menjëherë procedurat përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme për ta riatdhesuar atë.

Ne duam t’i themi Doras se jemi me të dhe se duam ta ndihmojmë”, thanë anëtarët e familjes së saj të afërt.

Përkatësisht, për herë të parë në pesë vjet, një person nga BeH konfirmoi se ajo ishte parë disa ditë më parë në një territor ende të kontrolluar nga ISIS përballë shkatërrimit total, thuhej se ajo u pa në Baghuz, një fshat në bregun lindor të lumit Eufrat, në kufirin me Irakun, aty ku betejat përfundimtare po zhvilloheshin kundër mbetjeve të forcave të ISIS.

Gjithashtu edhe një qytetare nga Bosnja dhe Hercegovina tha se ajo ka parë Dorën, pra familja e saj që jeton në një shtet fqinj.

Por, informacione për Dorën u shfaqën në media edhe në nëntor të të njëjtit vit, 2019.

Një grua me origjinë nga BeH tha se Dora ishte në një kamp në Siri me një fëmijë dhe nuk donte të kthehej.

“Sa i përket motrës (kështu e quajnë banorët e kampit njëri-tjetrin), nuk e di saktësisht se cili është qëllimi i saj, por nga gjithçka që shoh nuk mendoj se ajo dëshiron të shkojë askund nga këtu“.

Mediat kroate shkruajnë se Dora po bën fizioterapi atje, të cilën e përfundoi ndërsa jetonte në Londër.

“Ajo është një fizioterapiste, kështu që gratë e thërrasin për një masazh. Ajo ka kaluar shumë pak kohë me gra nga Ballkani kohët e fundit, kryesisht me siriane. Ajo gjithashtu ndryshoi emrin e saj sepse nuk dëshiron të kthehet”. /GazetaSinjali/