image Rrëfimi në orët e vona nga Stresi për Gresën: Ajo nuk flet më me mua - VIDEO

Bota e Yjeve

Rrëfimi në orët e vona nga Stresi për Gresën: Ajo nuk flet më me mua – VIDEO

news image

Stresi në orët e vona ka bërë një rrëfim në lidhje me Gresën, duke thënë se darkën për të e bëri që t’iu tregonte prindërve të saj, që ajo nuk është vetëm.

Reperi i njohur u shpreh se ai gjithmonë gjykohet.

“Asgjë s’kam me të, vet më është afruar, jemi kuptuar si miq, kemi shku shumë mirë si shok. Ai person. Atë takim e kam bërë për të vetmen arsye që t’iu tregojë prindërve të saj që Gresa nuk është vetëm. Por, gjithmonë unë gjykohem”, u shpreh ai.

Tutje, Stresi tha se Gresa nuk i flet më, duke shtuar se është gabimi i tij, sepse siç tha ai, nuk është lojtar.

“Ai person sonte nuk flet me mua, kjo është e vërtetë. Unë e kam gabimin sepse nuk jam lojtar. Po të kisha ardhur këtu si lojtar, do të kisha deshtu. As vet nuk e di se si jemi afruar aq shumë”, u shpreh tutje Stresi.

/GazetaSinjali/