image Rrëfimi i kamarierit që përjetoi nga afër sulmin terrorist në Vjenë

Evropë

Rrëfimi i kamarierit që përjetoi nga afër sulmin terrorist në Vjenë

news image

Në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Austri, tre persona humbën jetën kurse 15 të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarjen e përjetuar nga afër e ka rrëfyer një kamarier 42 vjeçar i cili ishte në orar të punës në atë kohë.

Jimmy Eroglu shprehet për CNN se vizitorët që ishin pjesë e hapësirës ku po punonte, papritur filluan të iknin meqë sulmet me të shtëna nisën edhe brenda.

“Mysafirët e mi ishin jashtë dhe papritmas filluan të hyjnë brenda, kështu që unë gjithashtu shkova të shikoj dhe pyeta se ‘çfarë po ndodh’, ata thanë se ‘ka të shtëna’”, tha ai.

Eroglu tha se nxori kokën nga dera për të parë se çfarë po ndodhte dhe dëgjoi të paktën 15 të shtëna.

“Unë ende nuk mund ta besoj këtë! Të gjithë kishim frikë për jetët tona”, shton ai.

Ai tregon se mbylli dyert në kafene dhe u tha të gjithë të pranishmëve të qëndronin brenda derisa jo më shumë se tre minuta më vonë policia ishte në vendin e ngjarjes, tha ai.

“Kjo është diçka që ne e shohim vetëm në Amerikë, Irak ose Afganistan, por jo këtu në Austri”, ka thënë ai i shqetësuar./Gazeta Sinjali/