image Rrëfimi i ish-aktivistit të VV-së për plagosjen e tij gjatë protestave

Siguri/ Rrëfimi i ish-aktivistit të VV-së për plagosjen e tij gjatë protestave

news image

Naim Ramizi, ish- aktivist i plagosur në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007, ka rrëfyer për përvojat nga dita kur u vranë dy aktivistë të Vetëvendosjes.

Ramizi ka treguar se si është plagosur në gjoks dhe në dorë gjatë protestave kundër Pakos së Ahtisaarit.

“Jam plagosur në dorë edhe në gjoks. Për fatin tim e kam pasur një jakne ku plumbi nuk ka mundur të depërtojë” , ka thënë ai.

Ai e përshkruan demonstratën dhe përballje me policinë e UNMIK-ut, si një luftë.

“Për mua ka qenë si një luftë e dytë. Unë jam veteran i luftës së UÇPMB-së, por ajo protestë për mua ka qenë njësoj si luftë”, është shprehur

Ndërkaq aktivisti Arbër Vokrri ka treguar se ka pasur aktivist që kanë marrë dhjetëra plumba, por që kanë shpëtuar. /Gazeta Sinjali/