Një kosovar rrëfehet për ngjarjet që ka përjetuar në Afganistan, gjatë kohës kur ai ka jetuar aty.
Admir Saliu, në Afganistan ishte gjatë viteve 2007 dhe 2008, dhe thotë se gjendja e atëhershme ishte shumë më stabile, duke i krahasuar ndër vite të cilat ishte prezent ushtria amerikane.
Saliu, tregon se gjatë atyre viteve ka punuar për ushtrinë amerikane.
Duke treguar për eksperiencat e tij, ai thotë se për shkak të protokollit të kompanisë që ai punonte, nuk ka mundur të dal dhe të vizitojë Afganistanin.
“Unë kryesisht kam qenë në kamp asnjëherë nuk kam dal në Kabul, kam shërbyer në kampin më të madh ushtarak në Bagram. Nuk kam pasur mundësi të dal të vizitoj Afganistanin dhe po ashtu kam punuar në Irak dhe nuk kam pasur mundësi as aty të dal”, shprehet Saliu.
Ai tregon se e kanë pas të ndaluar të dalin, sepse ishin rregulla të kompanisë, i vetmi kontakt që ka pas ka qenë vetëm me treg.
Kur u pyet për eksperiencat e tij me talebanët, Saliu nuk pati edhe shumë për të treguar për shkak të ndalimeve që iu kishin bërë atyre për shkaqe të sigurisë, mirëpo kampi ku ai qëndronte është sulmuar disa herë, por pa sukses.
“Nuk kam parë ndonjë situatë specifike, por disa herë është sulmuar kampi ku kam qenë unë, mirëpo aty ishte i sigurt duke i krahasuar kampet e tjera”, tha ai.
Tutje Saliu për KlanKosova shtoi se “Rrugës nga Dubai në Kabul ka pasur një pengesë, ku jemi detyruar të zbresin në Kandahar dhe aty ka pasur disa të shtëna jo më shumë”.
SHBA-ja ishte prezent në Afganistan që nga viti 2001 deri në vitin 2021, ku pas vendimit të presidentit Joe Biden, janë tërhequr forcat amerikane, kjo që ndihmojë talebanët ta marrin në kontroll shtetin brenda nëntë ditësh. /GazetaSinjali/