image Rrahu rëndë një femër dhe mashkull shqiptar, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kosovë

Siguri/ Rrahu rëndë një femër dhe mashkull shqiptar, i dyshuari dërgohet në mbajtje

news image

Një person është arrestuar në komunën e Ferizajit pasi ka sulmuar fizikisht një femër dhe një bashkull të përkatësisë shqiptare.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditën e djeshme në fshatin Greme të kësaj komune, shkruan Gazeta Sinjali.

Sulmi ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje me ç`rast i dyshuari ka çuar dorë duke ju shkaktuar lëndime serioze viktimave.

Ata janë detyruar të kërkojnë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  / Gazeta Sinjali/