Një rast i dhunës në familje është regjistruar sot në Gjakovë, ku dyshohet se një burrë e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij me grusht dhe kabllo, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima ka marrë tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime të lehta trupore, mirëpo i dyshuari ende është në arrati pasi ka qenë i pamundur lokalizimi i tij.
Viktima ka ikur nga shtëpia, mirëpo pas intervistimit nga Policia ajo është dërguar në shtëpi të sigurt.