image Rrahu dhe kërcënoi prindërit e tij për para, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Siguri

Rrahu dhe kërcënoi prindërit e tij për para, arrestohet i dyshuari në Gjilan

news image

Mbrëmë rreth orës 20:35, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka rrahur prindërit e tij në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i arrestuari dyshohet se ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike ndaj tyre, duke i kërcënuar dhe duke u kërkuar të holla.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/