Mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani beson se mund të kishte markuar më mirë Ronaldon në mometin kur shënoi gol kundër Veronës.
Në një intervistë për ‘L Arena’ , Rrahmani foli për jetën në Itali dhe kombëtaren e Kosovës.
Përveç Kumbullas, bashkëlojtari më i mirë i Rrahmanit është portieri serb, Radunovic.
“Ndihem shumë rehat me të gjithë shokët e skuadrës, ne jemi një grup i madh, ka ndjenja dhe bashkëpunim midis nesh. Në veçanti, kam një marrëdhënie të bukur me Kumbulla, Radunovic dhe Günter”, u shprehë Rrahmani.
Tutje, ai foli për golin e Ronaldos dhe se do ta markonte më mirë.
“Edhe pse Ronaldo gjithashtu ka treguar se është një kampion i shkëlqyeshëm në atë veprim, unë ndoshta mund të kisha markuar më mirë” u shprehë ai.
“Në Kosovë vazhdojnë të shkruajnë se transferimi im në Napoli ishte më i shtrenjtë në historinë e futbollit në vendin tim. Sidoqoftë, nuk mendoj për këtë, deri në qershor jam një lojtar i Hellas, dhe jam krenar që vesh këtë fanellë dhe i vendosur për ta përfunduar sezonin më të mirë”, shtoi mbrojtësi kosovar.
Rrahmani që nga sezoni i ardhshëm do të luaj për skuadrën e Napolit. Atij pritet t’i bashkangjitet edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla./Gazeta Sinjali/