image Rrahmani për ndeshjen me Anglinë: E rëndësishmje fitorja, do të tregonte se edhe pas zhgënjimit kthehemi të fortë

Futboll

Sport/ Rrahmani për ndeshjen me Anglinë: E rëndësishmje fitorja, do të tregonte se edhe pas zhgënjimit kthehemi të fortë

news image

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur sot në një konferencë për media para ndeshjes me Anglinë.

Rrahmani ka thënë se në çdo ndeshje është e rëndësishme fitorja, por që në këtë ndeshje do të dëshmonte se kthehen të fortë pas një zhgënjimi të madh që patën.

Është e rëndësishme në çdo ndeshje fitorja, pasi dihet që kemi përballë një ekip të fortë. Fitorja do thoshte se edhe nga një zhgënjim i madh do të kthemi të fortë ndaj një kundërshtari të fortë.”

Më tej, kapiteni i Kosovës ka thënë se Kosova do të mundohet të fitojë ndaj Anglisë, pasi që kjo e fundit anipse nuk do të luajë Kane, ka lojtarë të tjerë të rrezikshëm.

“Do të mundohemi që të fitojmë, ta zhvillojmë ndeshjen tonë, të mos pësojmë gola ose të pësojmë sa më pak, dhe të mundohemi të fitojmë. E di se Harry Kane është një prej sulmuesve më të mirë ne Botë dhe është e vështirë ta ndalësh, jo vetëm atë, por edhe të tjerët te Anglia. Do të mundohemi si ekip ta ndalim atë dhe krejt ekipin e Anglisë. Anglia ka lojtarë të tjerë të rrezikshëm, luajti apo jo Kane”, tha Rrahmani.

Kosova nesër nga ora 18:00 do të luajë kundër Anglisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Kjo është ndeshja e fundit eliminatore për “Euro 2020” në kuadër të Grupit A./Gazeta Sinjali/