image Rrahmani e Kumbulla, në mesin e tre lojtarëve më të shtrenjtë në klub

Futboll

Futboll/ Rrahmani e Kumbulla, në mesin e tre lojtarëve më të shtrenjtë në klub

news image

Dje, Amir Rrahmanit iu rrit vlera për 100%, duke u vlerësuar nga sajti Transfermarkt me 12 milionë.

Ai së fundmi kompletoi transferimin në Napoli, ku do të bashkohet në fund të sezonit.

Ndërsa, bashkë me Marash Kumbullën janë duke e bërë një dyshe të mire në mbrojtje.

Dy shqiptarët, tashmë janë ndër tre lojtarët më të shtrenjtë të skuadrës së Veronës, shkruan Gazeta Sinjali.

I pari është Sofyan Amrabat me 18 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Amir Rrahmani me 12 milionë dhe Marash Kumbulla me 10 milionë./Gazeta Sinjali/