Dje, Amir Rrahmanit iu rrit vlera për 100%, duke u vlerësuar nga sajti Transfermarkt me 12 milionë.
Ai së fundmi kompletoi transferimin në Napoli, ku do të bashkohet në fund të sezonit.
Ndërsa, bashkë me Marash Kumbullën janë duke e bërë një dyshe të mire në mbrojtje.
Dy shqiptarët, tashmë janë ndër tre lojtarët më të shtrenjtë të skuadrës së Veronës, shkruan Gazeta Sinjali.
I pari është Sofyan Amrabat me 18 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Amir Rrahmani me 12 milionë dhe Marash Kumbulla me 10 milionë./Gazeta Sinjali/