Hellas Verona ka arritur që të rikthehet nga një disavantazh prej 3 golash për ta mbyllur në një barazim 3:3 sfidën ndaj Torinos në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të të ligës italiane.
Cristian Ansaldi (36’, 61’) dhe Alex Berenguer (55’) shënuan për epërsinë 3:0 të Torinos.
Por, ekipi i Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës arriti që të rikthehet dhe ta barazojë rezultatin.
Giampaolo Pazzini realizoi nga penalltia në minutën e 69-të, kurse shifrat në 3:2 i ngushtoi Valerio Verre (76’).
Ndërkohë, për një rikthim sensacional dhe për një pikë mjaft të vlefshme nga ky takim, realizoi Mariusz Stepinski në minutën e 84-t.
Rrahmani dhe Kumbulla u paraqit për 90 minuta në këtë sfidë për Veronën.