image Rrahje në Prizren - Një person përfundon në spital, dy të tjerë në Polici

Siguri

Rrahje në Prizren – Një person përfundon në spital, dy të tjerë në Polici

news image

Rrahjet nëpër rrugët e Prizrenit nuk janë të rralla, e ku në shumicën e rasteve përfundojnë me të lënduar e të arrestuar.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në rrugën “Mark Kaqinari”, ku tre persona u rrahën mes veti pas një mosmarrëveshje.

Për shkak të përleshjes Sinjali mëson se njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Tre personat e përfshirë në rrahje janë arrestuar, ku vetëm dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, derisa i lënduari është liruar, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00, të ditës së djeshme.

/GazetaSinjali/