Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në qytetin e Pejës, raporton Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen se disa persona te ‘Ura e Gurit’ përleshen brutalisht me njëri-tjetrin. Gjatë rrahjes, ata kanë përfunduar në lum.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia është njoftuar për rastin në ora 16:00, tre persona janë të përfshirë në rrahje, një person ka marrë tretman mjekësor, dhe tutje po hetohet për rastin”, tha Gashi.