image Rrahje në Pejë, policia arreston 5 persona

Siguri

Rrahje në Pejë, policia arreston 5 persona

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje, raporton Gazeta Sinjali.

Incidenti ka ndodhur sonte rreth orës 16:00, në rrugën “Hysni Rama” në Pejë.

Siç njofton Policia, tё gjithё tё dyshuarit kanё pёsuar lëndime trupore dhe janё dёrguar nё Spitalin Rajonal tё Pejёs pёr tretman mjekёsor.

“Personat e dyshuar fillimisht janё fjalosur nё mes veti dhe mё pas kanё sulmuar njёri tjetrin me ç’rast tё gjithё tё dyshuarit kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre ёshtё jashtё rrezikut pёr jetё”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhёr të tij, tё gjithё personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen nё ndalim policor prej 48 orёsh./Gazeta Sinjali/