Tre persona në Klinë janë arrestuar pasi që të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje rreth transportit të udhëtarëve janë përfshirë në rrahje.
Ata kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje rreth transportit të udhëtarëve janë përfshirë në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore, ata kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri lirohet ndërsa dy tjerët janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e PK-së.
Gazeta Sinjali mëson se dy prej personave që ishin të përfshirë në këtë rrahje janë vëllezër./Gazeta Sinjali/