Një mosmarrëveshje që e kishin mes vete, dy grupe në Fshatin e Vjetër në Ferizaj tentuan ta “zgjidhin” duke u rrahur mbrëmë pas orës 22:00.
Gazeta Sinjali mëson se për shkak të rrahjes, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa ndihmë mjekësore kanë pranuar edhe dy të tjerë.
Ende nuk është arrestuar asnjë person i përfshirë në këtë rast, derisa Sinjali merr vesh se kanë nisur hetimet./Gazeta Sinjali/