image Rrahje mes anëtarëve të një familje në Bllagajë të Pejës, një grua ndalohet për 48 orë

Siguri

Rrahje mes anëtarëve të një familje në Bllagajë të Pejës, një grua ndalohet për 48 orë

news image

Një përleshje mes disa personave, motivi i së cilës ende nuk dihet, ka ndodhur sot në fshatin Bllagajë të Pejës, raporton Sinjali.

Në konflikt, siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, janë përfshirë disa anëtarë të familjes Balaj, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim në Emergjencë.

Hetuesit policorë kanë intervistuar më pas viktimat, të cilët kanë dhënë detaje se si janë përballur me sulm nga dy personat e dyshuar.

Ndërkohë Policia është venë në lëvizje dhe ka arrestuar dy të dyshuar, një burrë dhe një grua, me ç’rast kjo e fundit ka përfunduar në ndalim policor.

/GazetaSinjali/