Një rrahje masive ka ndodhur mes nxënësve të shkollave të mesme në Gjakovë, ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet prej vendit të ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandati i policisë në Gjakovë, Ramë Bekaj.
“Rreth orës 10:00 në rrugën Beqir Kastrati në Gjakovë ka ndodhur një rrahje në afërsi të shkollave. Personat e përfshirë në rrahje janë të moshës 16 vjeçare”, ka deklaruar për Gazetën Sinjali, zëvendëskomandati i policisë në Gjakovë, Ramë Bekaj.
Nga kjo përleshje janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar në spital dhe aktualisht po marrin trajtim shëndetësor. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Sipas burimeve të gazetës Sinjali, menjëherë pas këtij incidenti, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Por policia konfirmon se ata janë kapur më vonë dhe aktualisht po intervistohen në stacionin policor./Sinjali/