image Rrahje e përgjakshme në Prizren/ Policia s’ka ‘haber’ për ngjarjen, Sinjali ju sjellë pamje ekskluzive - VIDEO - Sinjali

Rrahje e përgjakshme në Prizren/ Policia s’ka ‘haber’ për ngjarjen, Sinjali ju sjellë pamje ekskluzive – VIDEO

news image

Kanë kaluar mëse një javë prej kur në picerinë “Proper Pizza” në Prizren ndodhi një rrahje e përgjakshme, në të cilën u përfshinë disa persona. Por, edhe sot e kësaj dite, Policia nuk ka arrestuar akoma asnjë person dhe nuk ka informacione për identitetin e të dyshuarve.

Sinjali ka disa ditë që u ka dërguar pyetje policisë në Prizren, por përgjigja e tyre për Sinjalin ka qenë vetëm se nuk kanë informacione për këtë rast. Përgjigje Sinjali nuk ka marrë as nga Prokuroria Themelore.

Gazeta Sinjali  ka siguruar pamjet ekskluzive ku shihet se si filloi rrahja dhe u përshkallëzua në një konflikt të përgjakshëm.

Në këto pamje shihet se si njëri nga pjestarët e stafit të këtij lokali përdorë sprej për t’i ndarë personat që rriheshin brenda këtij lokali.

Në pamjet e rrahjes me grushte e karrige, shihet edhe një armë që i bie në tokë njërit nga personat e përfshirë në këtë rast.

Gazeta Sinjali këto pamje ka arritur t’i sigurojë qysh në ditën e nesërme, mirëpo në pritje për të mos e penguar hetimin, Sinjali nuk i ka publikuar deri më sot.

Për ta marrë versionin e kësaj ngjarje Sinjali ka kontaktuar edhe me “Proper Pizza”, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar që të deklarohen për këtë ngjarje.

Meqë Policia vazhdon të mos ketë rast të iniciuar lidhur me këtë ngjarje, kjo bazuar në deklaratat e tyre, Sinjali vendosi t’i publikojë këto pamje me qëllim të sensibilizimit të Policisë dhe Prokurorisë.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin