Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në diskotekën “Hangover” në Gjakovë.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se pas një konflikti, disa persona janë rrahur mes vete.
Si pasojë e lëndimeve të marra, një person është dërguar në emergjencën e Gjakovës, kurse një tjetër në një gjendje më të rënduar është dërguar në QKUK.
Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar.