Një person është sulmuar fizikisht nga një person tjetër gjatë ditës së djeshme në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se deri te sulmi ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që dy personat kishin mes vete.
Si pasojë e lëndimeve të marra viktima është dërguar për në QKUK.
Ndërkaq i dyshuari pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia deri më tani nuk e di vendndodhjen e tij.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren, kurse në polici po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor”.