Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar fizikisht në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se, njësit e nevojshme policore po merren me rastin.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëjerë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.
Më poshtë mund ta shihni pamjet nga sulmi fizik ndaj gazetarit Syla./Gazeta Sinjali/