Një menaxher i një lokali që gjendet në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren është sulmuar fizikisht nga një person, pasditen e djeshme rreth orës 17:00, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se ai ishte duke punuar, kur dy persona të panjohur ishin përleshur mes vete dhe menaxheri kishte ndërhyrë për t’i ndërmjetësuar.
Në atë moment, një nga të dyshuarit e ka goditur atë në hundë.
Për shkak të lëndimeve që ka pësuar në hundë, menaxheri i lokalit është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Ndërkaq, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende ndodhen në arrati.
Policia bën të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti, i cili është klasifikuar si “Lëndim i rëndë trupor”./Gazeta Sinjali/