image Rrahet infermieri në vendin e tij të punës, Spitali i Përgjithshëm në Pejë del me reagim

Siguri

Rrahet infermieri në vendin e tij të punës, Spitali i Përgjithshëm në Pejë del me reagim

news image

Spitali i përgjithshëm në Pejë ka reaguar lidhur me një rast të një sulmi fizik ndaj infermierit në Emergjencën e Spitalit në këtë qytet.

Spitali në fjalë ka thënë se gjatë ditës së sotme një infermier është sulmuar në vendin e tij të punës në Emergjencë.

Me këtë rast, ata kanë shprehur indinjatën e të gjithë të punësuarve, teksa kanë thënë se ata presin përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve, e jo mosmirënjohje apo sulme sfizike.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka kërkuar mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përseriten.

Postimi i plotë:

/GazetaSinjali/