Mbrëmë në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ka lëndime të rënda.
Sipas të njëjtave burime, motivi i këtij incidenti ka qenë një borxh në mes të viktimës dhe të dyshuarve.
Lidhur me këtë ngjarje kanë filluar hetimet dhe rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.