image Rrahen dy persona në Pejë, njëri në spital e tjetri në polici

Kosovë

Rrahen dy persona në Pejë, njëri në spital e tjetri në polici

news image

Dje, rreth orës 14:00 në Vitomiricë të Pejës është arrestuar një person, i cili pas një mosmarrëveshje të mëhershme e kishte sulmuar fizikisht një person tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç ka bërë të ditur policia, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i cili pas një mosmarrëveshje të mëhershme e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Sinjali/