image Rrah rojën e QKUK-së, arrestohet nga policia

Kosovë

Rrah rojën e QKUK-së, arrestohet nga policia

news image

Është arrestuar një person në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht rojën e sigurimit në QKUK, njofton Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar, roje i sigurimit në QKUK. Viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK, për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/