image Rozana Radi me mesazh frymëzues: Sot jam e fortë, sepse dje kam qenë e brishtë

Bota e Yjeve

Rozana Radi me mesazh frymëzues: Sot jam e fortë, sepse dje kam qenë e brishtë

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, përmes rrjetit social Instagram ka shkruar një mesazh frymëzues për ndjekësit e saj.

Artistja së fundmi ka postuar një fotografi derisa i ka bashkangjitur edhe një teskt domethënës.

“Sot jam e fortë sepse dje kam qenë e brishtë, qesh sot sepse dje kam qenë e trishuar . Jetoj të sotmen sepse asgjë nuk është më e sigurtë se nesër. Jeta më ka kafshuar keq disa herë me forcë , kam qene, jam dhe do të jem një grua e guximshme. Dikur i kam pasur këmbët të mbushura me plagë , kam ndjerë zemrën time të thyhet nga padrejtësitë që më janë bërë, kam marrë më shumë faje mbi vete seç kam bërë. E njoh mirë frikën dhe dëshpërimin aq mirë sa që nuk kam pasur zgjidhje tjetër veç të përballem me to”, ka shkruar artistja.

Radi gjithashtu thotë se jeton me të sotmen, ngase e nesërmja nuk është e sigurtë duke shtuar se asnjëherë nuk ka lejuar që fjalët e njerëzve t’ia merrnin jetën para kohe.

“Nuk kam lejuar që fjalët e njerëzve të më merrnin jetën para kohe por jam ringritur me fuqi aeroplani dhe kësaj here keni perballë jush një grua të fortë, çfarë ka pasur dhe do ketë gjithmonë momente dobësie por që nuk ikën kurrë prej tyre. Jam e gatshme të pranoj atë që jeta ka projektuar për mua, pa asnjë rezervë. Kam kuptuar që momentet që na mësojnë në jetë janë ato momente kur jeta komplikohet. E rëndesishme është të zbulosh një botë ku të rilindësh e të vazhdosh të shkruash historinë e jetës tënde e cila do të fillojë kështu: Sot jam e fortë sepse dje kam qenë e brishtë”, ka shkruar Rozana. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CDukbtfhEOo/?utm_source=ig_embed