image Rooney tregon se kush është më i miri në botë, Messi apo Ronaldo?

Futboll

Futboll/ Rooney tregon se kush është më i miri në botë, Messi apo Ronaldo?

news image

Tash gjatë kohës së karantinës është rikithyer përsëri tema se kush është futbollisti më i mirë në botë, Messi apo Ronaldo?

Në këtë pyetje është përgjigjur edhe legjenda e Manchester United, Ëayne Rooney, transmeton Gazeta Sinjali.

Ish-bashkëlojtari i Ronaldos ka zgjedhur Lionel Messin si lojtari më i mirë në botë.

‘Përkundër miqësisë me Cristianon, unë do të zgjedh Messin. Ronaldo është i pamëshirshëm në zonë, një vrasës. Por, Messi do të ju torturoj para se të ju vras. Duke e parë Messin, shihet se ai është duke pasur më shumë qejf. Këta dy lojtarë kanë ndryshuar lojën në bazën e golave të shënuara dhe nuk mendoj se ndokush do të ju afrohet’, tha Rooney për Sunday Times. /Gazeta Sinjali/