Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati është duke shijuar së fundmi çaste të mira pushimi.
Artistja ka zgjedhur bregdetin e Sarandës për të kaluar pushimet, larg aktiviteteve, ndonëse është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, Ronela publikoi për ndjekësit e saj në Instagram një fotografi mjaft tërheqëse në bikini, të realizuar gjatë pushimeve.
“Ditë kaq të mrekullueshme”, shkroi ajo në mbishkrimin e imazhit.
Pak javë më parë ajo në bashkëpunim me DJ Sardin, sollën këngën “KF Tirana”, kushtuar klubit futbollistik të KF Tiranës. /Gazeta Sinjali/