Përkundër performancës që u duartrokit në masë të madhe nga publiku, Ronela Hajati nuk mundi ta çonte Shqipërinë në finale.
Ajo ka performuar mbrëmë (e martë) e para në gjysmëfinalen e Eurovision 2022 me “Sekret”.
Këngëtarja e njohur ka bërë një reagim sërish në rrjete sociale, teksa është shprehur e zhgënjyer duke thënë se e meritonte finalen.
“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është një milion”, tha ajo.