image Ronela Hajati shfaqet duke qarë para Eurovizionit: Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime

Bota e Yjeve

Ronela Hajati shfaqet duke qarë para Eurovizionit: Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime

news image

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”. 

Vetëm pak ditë kanë mbetur deri në ditën kur do të dëgjojmë performancën e saj në Torino të Italisë dhe duket se kënga “Sekret” po korr shumë suksese.

Por, Ronela e shqetësuar ka ndarë me fansat e saj një foto, teksa thotë që ka nevojë për mbështetjen e secilit.

Postimi i plotë:

“Ju nuk e keni idene sa pergjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision! E gjithë jeta ime është duke kënduar në shumë faza dhe po ndjejë si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time!

E nderkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua!

Po jap gjithcka qe mundem per te dale sa me mire! Në foton e fundit keni Ronin tuaj kryesisht të kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe keshtu dua te dini qe cdo grimce mbeshtetjeje eshte nje mal me force per mua! Ju dua shume”.

/GazetaSinjali/