image Ronaldo më i miri i botës, sipas “Globe Soccer Awards 2019”

Futboll/ Ronaldo më i miri i botës, sipas “Globe Soccer Awards 2019”

news image

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është shpallur futbollisti më i mirë në botë në ceremoninë e çmimeve “Globe Soccer Awards 2019” në Dubai.

Ai ka shënuar 40 gola për Juven që kur iu bashkua nga Reali verën e vitit 2018. Ka fituar Serinë A sezonin e shkuar e ka udhëhequr Portugalinë në triumfin e Ligës së Kombeve.

Edhe pse nuk mori çmimin e FIFA-s, ose Topin e Artë, 34-vjeçari u nderua nga “Globe Soccer Awards” si futbollisti më i mirë i vitit.

Miralem Pjaniq fitoi çmimin e Karrierës, Jorge Mendes atë të Agjentit më të mirë, dhe Andrea Berta i Atleticos u shpall Drejtori më i mirë Sportiv. Klubi më i mirë u shpall Liverpooli e trajneri Jurgen Kloppi. Portieri më i mirë ishte Alisson Becker po ashtu i Liverpoolit.

“Globe Soccer Awards” është çmim që organizohet nga Asociacioni Evropian i Agjentëve dhe nga Federata e Evropiane e Klubeve.